Kupa e Botës 2022

Casemiro: Ndeshje e mërzitshme me Zvicrën, falë Zotit shënuam

11/29/2022 08:18
nga:Mergim Rreci

Casemiro ishte heroi i Brazilit kundër Zvicrës. Mesfushori i Manchester United shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit, ndërkohë që u zgjodh edhe njeriu i ndeshjes.

“E dinim që do të ishte një grup i vështirë, që para se të niste Botërori”, tha fillimisht Casemiro. “Serbia është një ekip që të streson dhe di të luajë. Me Zvicrën e dinim që do të ishte edhe më e vështirë”, vijoi mesfushori.

“Patëm durim, ishte një duel i mërzitshëm që do të vendosej nga detajet. E dinim se topin do e kishim ne dhe falë Zotit e gjetëm golin e fitores”, deklaroi Casemiro.

“Objektivi i parë ishte të kualifikoheshim. Ishte shumë e rëndësishme në këtë grup të vështirë dhe ia dolëm. Rezistuam mirë dhe ishim të durueshëm, çka na u shpërblye”, përfundoi Casemiro.