Casemiro mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, sipas lajmeve të publikuara këtë të hënë nga faqja braziliane UOL Esporte.
Sulmuesi i padiskutueshëm i Merenges, 30 vjeç, ka kontratë deri në vitin 2025, kuotohet 50 milionë euro dhe kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.
Casemiro ka shkëlqyer tek skuadra spanjolle, duke fituar numër të madh të trofeve në vitet e fundit.
Ai ka qenë një mungesë e madhe për skuadrën e Ancelottit në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt, por do të kthehet nesër në ndeshjen e dytë.
/GazetaBlic Sport/


