Casemiro, mesfushori brazilian i Real Madridit, foli për admirimin e tij për Lionel Messin, të cilin do ta takojë sërish në Champions League pas pak ditësh kundër Paris Saint-Germain.
“Ndihet mungesa e tij në Spanjë, gjithçka që ai përfaqësoi për Barcelonën është evidente, ai është një ikonë e klubit. Ai është një lojtar me të cilin të gjithë bien në dashuri. Nëse e doni futbollin, e doni Messin. Është ndër tre më të mirët në histori”, tha fillimisht Casemiro.
“Ne do të përgatitemi për kthimin e tij në Bernabeu. Për mua është e pamundur të ndalosh vetëm Messin; bashkëlojtarët e mi do të duhet të më ndihmojnë. Do të shohim një ndeshje të madhe kundër PSG-së”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


