Sporti

Casemiro: Mbappe është një lojtar i madh, ne duhet të respektojmë vendimin e tij

05/27/2022 21:37
nga:Mergim Rreci

Një nga të fundit që komentoi vendimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe,  ishte Casemiro, një nga kapitenët e Merengues.

“Të gjithë marrin vendimin që duan, Mbappe është një lojtar i madh. Ne duhet të respektojmë zgjedhjen e tij dhe le të jetë i lumtur në PSG!” tha braziliani për TNT Sports Brasil, përcjell GazetaBlic Sport.

Casemiro futet nesër në fushë me objektivin për të fituar për herë të pestë Champions League, në një finale, në Paris, me Liverpool.

/GazetaBlic Sport/