Manchester United i është dhënë një goditje e madhe përpara ndeshjes së së dielës në Premier League ndaj Arsenal, pasi Casemiro mori një suspendim për udhëtimin e vështirë në stadiumin Emirates.
Mesfushori brazilian mori një karton të verdhë ndaj Crystal Palace dhe ky ishte ndëshkimi i tij i pestë i sezonit që rezulton në një pezullim me një ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke reaguar ndaj kartonit të Casemiros, trajneri i United, Erik ten Hag i tha Sky Sports: “Unë mendoj se është instinktive, ai shkoi për topin, por bëri faul dhe u ndëshkua.”
“Herën e fundit ne mundëm Arsenalin pa Casemiron, kështu që këtë herë duhet të bëjmë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


