Mesfushori i Man United, Casemiro u bë aksioner në Marbella FC, një klub që u ngjit në divizionin e tretë spanjoll këtë vit.
Duke folur për mediat sociale të klubit, 32-vjeçari brazilian u shpreh i lumtur për fillimin e kësaj faze të re dhe lavdëroi qytetin: “Është një nder për mua të bashkohem me Marbella , sepse motivimi im më i madh janë mundësitë e rritjes spektakolare të klubit. Unë kam qenë në Marbella disa herë me familjen time. Unë dhe gruaja ime jemi të dashuruar me këtë qytet, me të cilin duam të jemi të lidhur për gjithë jetën. Së bashku do të ëndërrojmë të mëdha për ta çuar Marbella-n në krye, por tani duhet të përfitojmë nga promovimi ynë i mrekullueshëm në divizionin e tretë”.
Klubi siguroi, në një deklaratë, se ky ndryshim “forcon projektin e klubit, duke u bashkuar me një partner strategjik që do të ndihmojë në rritjen e përgjithshme të institucionit përmes përvojës së tij”.
/GazetaBlic Sport/