Ylli i Real Madridit, Dani Carvajal shpreson se Kylian Mbappe të transferohet tek madrilenët para se të mbyllet afati kalimtar i verës.
Real Madrid fitoi ndaj Real Betisit mbrëmë me rezultatin 0:1, me golin e Dani Carvajal, përcjell GazetaBlic Sport.
“Shpresoj se Mbappe mund të na bashkohet para se të mbyllet merkato, ai është një lojtar i madh dhe do të ishte një përforcim,” tha mbrojtësi i djathtë pas ndeshjes.
“Ne e kuptojmë që tifozët janë në pritje, të gjitha mediat po flasin për këtë, por ne nuk kemi asgjë për të thënë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


