Sporti

“Çartet” Umtiti, del nga vetura dhe ‘kapet’ me tifozët e Barcelonës!

12/01/2021 17:16
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti nuk po kalon kohë të mirë tek skuadra katalunase.

Ai sot ishte cak i një “sulmi” nga disa tifozë të Barcelonës, të cilët e penguan lojtarin në rrugë, shkruan GazetaBlic Sport.

Disa tifozë kanë qëndruar para makinës së Umtitit duke mos e lënë të kalonte.

Lojtari i binte sirenës, por as ky veprim i tij nuk e ndihmoi të kalonte. Pas disa minutave ai kaloi, por më pas ndaloi makinën, doli dhe iu drejtua fansave me zë të lartë:”Hajde këtu, e ke paguar makinën? E di çfarë është respekti?”.

Ja pamjet: