Chelsea barazoi dje në shtëpi me Manchester United.
Ishte Jorginho ai që ia siguroi një pikë skuadrës së tij pasi United ishte në avantazh deri në momentin kur italiani shënoi nga pika e bardhë, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i përkohshëm i United, Carrick, pas ndeshjes zbuloi se Ralf Ragnick i cili po përflitet të marrë drejtimin e ‘Djajve të Kuq‘ deri në fund të sezonit, nuk kishte kontribut në formacionin bazë që ai zbriti ndaj Chelseat.
“Nuk është kështu, jo”, tha ish-mesfushori i United për BBC Sport kur u pyet nëse zëvendësimi i tij i mundshëm ndikoi në vendimet e tij gjatë gjithë ndeshjes.
“Jam pak i zhgënjyer për të qenë i sinqertë. Ne shkuam përpara, erdhëm këtu për të fituar. Të shkosh 1-0 dhe t’ju hiqet është zhgënjyese.
“Ai synim dhe ajo uri na përmblodhën sot. Ne e dinim se nuk do të ishte futboll i lirë ndonjëherë, por ne ishim të përgatitur për të gërmuar. [Sancho] arriti të shënonte dhe unë jam i kënaqur për të. Ka qenë ndeshje e mirë”, përfundoi anglezi.
/GazetaBlic Sport/


