Sporti

Carragher zbulon se Messi e quajti atë “gomar”

01/22/2022 12:14
nga:E K

Ish lojtari i Liverpooli, tanimë analist i futbollit në “Sky Sports”, Jamie Carragher, ka zbuluar se Lionel Messi e ka quajtur atë ‘gomar’.

Anglezi e kishte kritikuar kalimin e Messit nga Barcelona në PSG, kurse ky i fundit e ka ofenduar Carragherin duke e quajtur gomar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai zbuloi se pas kritikave të tij në drejtim të argjentinasit kishte marrë mesazh ofendues nga lojtari i PSG, Lionel Messi.

“Ishte ditë e hënë dhe mora një mesazh në Instagram, ai më quajti gomar”. “Messi e pa programin e së hënës dhe shpresoj që është duke e shikuar edhe programin e së premtes sepse Messi të dua shumë. Je lojtari më i mirë it ë gjitha kohëve dhe nëse krahasohem me ty, atëherë po, jam gomar”, tha anglezi për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/