Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, përdori llogarinë e tij X për të lavdëruar performancën e PSG-së nën drejtimin e Luis Enriques.
“Të shikosh PSG-në është si të shikosh Barcën e Pepit,” shkroi ai, duke shtuar, “Nuk mund t’u jap atyre një kompliment më të madh.”
Guardiola ishte në krye të Barcelonës nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke fituar 14 trofe me katalanasit, përfshirë një tripletë.
Një tripletë që Luis Enrique e fitoi gjithashtu ndërsa udhëhoqi parisienët.
/GazetaBlic Sport/


