Ralf Ragnick pritet të jetë trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit.
Ish futbollisti i Liverpooli, Jamie Carragher ka deklaruar se trajneri i ri do ta ketë të vështirë të përfundojë në top 4 me Manchester Unitedin, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ka një plan të qartë se çfarë dëshiron të bëjë.
“Kur shikon Man United, nuk je plotësisht i sigurt se çfarë po bëjnë. Nuk ka asnjë shkencë të saktë se si të fitosh një lojë futbolli, por United nuk ka pasur një plan të qartë.
“Ky burrë ka një plan të qartë. Problemi që ai do të ketë është se plani i tij është me ‘shkumës dhe djathë’ për United.
“Janë pesë apo gjashtë lojtarë që mendoni se nuk do të futen në atë sistem. Kjo duhet të trajnohet, kjo nuk është diçka për të cilën punoni dhe bëhet brenda një jave. Është e vështirë të gjesh kohë për t’u stërvitur’, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


