Jamie Carragher ka komentuar ashpër situatën e Manchester Cityt pas vendimit që e shpalli klubin fajtor, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e pronësisë aktuale.
“Thjesht nuk e shoh se si pronësia mund të vazhdojë pas asaj që ka ndodhur këtu”, deklaroi Carragher, transmeton GazetaBlic Sport.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit kërkoi gjithashtu që klubi të publikojë provat që pretendon se ka.
“Ata thonë se kanë prova të pakundërshtueshme. Ku janë? Le t’i publikojnë!”
Carragher shtoi se Manchester City pritet të përballet me ndëshkime dhe se, sipas tij, çështja lidhet drejtpërdrejt me pronarët e klubit.
“Nuk e di se si pronarët mund të vazhdojnë në futbollin anglez. Derisa të largohen nga klubi, nuk e di se si kjo njollë do të hiqet ndonjëherë nga Manchester City”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


