Nuk kanë të ndalur kritikat për paraqitjet e Florian Wirtz me fanellën e Liverpool.
Ish mbrojtësi i kësaj skuadre dhe tashmë analisti, Jamie Carragher beson se Arne Slot duhet ta largojë gjermanin nga formacioni, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk mendoj se po shikoj një ekip të nivelit të lartë. Liverpooli nuk po luan futboll, por basketboll. Florian Wirtz duhet të dalë nga ekipi dhe ata duhet të kthehen në atë që ishin sezonin e kaluar”, deklaroi Carragher.

/GazetaBlic Sport/


