Sporti

Carragher: Haaland bëri gabim që zgjodhi Cityn

02/06/2023 11:02
nga:E K

Manchester City pësoi humbje nga Spurs me rezultat 1-0.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland nuk ishte në formën e tij më të mirë duke mos regjistruar as edhe një goditje drejt portës kundërshtare, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka deklaruar se Haaland ka bërë gabim me transferimin e tij te Manchester City, pasi sipas tij kampioni aktual i Anglisë është duke u bërë skuadër më e vogël.

Carragher theksoi se ndërsa vetë Haaland ka shënuar 25 gola në Premier League, City ka shënuar të njëjtin numër sa kishte në këtë fazë të sezonit të kaluar dhe ka pësuar më shumë.

/GazetaBlic Sport/