Independiente konfirmoi këtë të dielë se Carlos Tevez nuk është më trajner i klubit.
“Dëshirojmë t’ju informojmë se Carlos Tévez ka informuar presidentin e klubit, Néstor Grindetti, në emër të Bordit, se ka marrë vendimin që të mos vazhdojë si trajner i skuadrës profesionale”, thuhet në një deklaratë të klubit Avellaneda, transmeton GazetaBlic Sport.
Independiente theksoi “përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit teknik në dorëheqje, i cili mori me guxim rolin në një moment kompleks sportiv”, dhe raportoi se Hugo Tocalli, koordinator i stërvitjeve, do të drejtojë ekipin në mënyrë të përkohshme.
Ish-reprezentuesi argjentinas largohet nga posti pas nëntë muajsh.
/GazetaBlic Sport/