Carlos Tevez, i cili njoftoi fundin e karrierës së tij si lojtar në fillim të këtij muaji, tashmë ka një propozim për të filluar një fazë të re.
Sipas Olé, argjentinasit e Rosario Central i bënë një propozim Tévez për të marrë komandën teknike të ekipit, pasi Leandro Somoza u largua nga pozicioni, duke pretenduar pakënaqësi për mungesën e përforcimeve për skuadrën, me zëvendëspresidentin Ricardo Carloni që u takua personalisht me Tevezin për t’i ofruar atij vendin e lirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Tevez, 38 vjeç, i cili ka luajtur për klube si Corinthians, West Ham, Manchester City, Manchester United, Juventus, ndër të tjera, luajti ndeshjen e tij të fundit më 31 maj 2021, kur Boca Juniors u eliminua nga Racing, Kupa e Ligës së Argjentinës.
/GazetaBlic Sport/


