Ish-futbollisti argjentinas, 39-vjeçari Carlos Tevez, është trajneri i ri i klubit të divizionit të parë argjentinas Independiente, njoftoi klubi përmes rrjeteve sociale.
Për ish-sulmuesin e West Ham, Manchester United, Manchester City dhe Juventus, i cili e filloi dhe e mbylli karrierën e tij si lojtar në Boca Juniors, kjo do të jetë puna e dytë si trajner në karrierën e tij. Vitin e kaluar, ai drejtoi skuadrën argjentinase të kategorisë së parë Rosario Central, por dha dorëheqjen pas pesë muajsh në stol, përcjell GazetaBlic Sport.
Si lojtar, Tevez luajti 76 ndeshje për kombëtaren e Argjentinës dhe shënoi 13 gola, dhe suksesi i tij më i madh kombëtar ishte fitimi i medaljes së artë olimpike në Athinë në 2004.
/GazetaBlic Sport


