Futbollisti i Club Brugge, Carlos Forbs, shkëlqeu në ndeshjen e sotme.
Ai realizoi dy gola dhe bëri një asistim ndaj Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.
Madje, ai fitoi edhe një penallti, e cila u anulua më pas nga rishikimi në VAR.
Balde të shkaktoi një faull brenda zonës. Mendon se ishte penallti?
Carlos Forbs: “Jo, jo. Për mua, nuk ishte penallti… Këmba ime preku këmbën e tij, kështu që vendimi ishte i saktë.”
/GazetaBlic Sport/


