Kupa e Botës 2022

Carlo Ancelotti refuzon kombëtaren e Brazilit: Nuk largohem nga Real Madrid

12/20/2022 21:37
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti i dha fund shpresave të brazilianëve, nuk do të jetë trajner i ri i Brazilit.

Në një intervistë për Rai Radio 1, trajneri 63-vjeçar i Real Madridit u tregua plotësisht i përkushtuar ndaj projektit në klubin spanjoll, ku po kryen periudhën e tij të dytë, pas dy vitesh të kaluara mes 2013 dhe 2015, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e di se çfarë mund të më presë e ardhmja, jetoj një ditë në një kohë, por tani jam shumë i lumtur në Madrid. Kemi disa synime për këtë sezon dhe kam kontratë deri më 30 qershor 2024. Vetëm nëse më shkarkojnë para atëherë do të largohem”, deklaroi ai.