Sporti

Carlo Ancelotti i ngopur me Champions League: Nuk do bëj asgjë speciale nëse e fitojmë finalen

05/27/2024 10:46
nga:E K

Real Madrid dhe Dortmund do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Finalja do të jetë speciale për Dortmund pasi kanë arritur deri në fazën e fundit pavarësisht pritshmërive të ulëta, megjithatë për Real Madrid duket se finalja nuk do të ketë presion të lartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Los Blancos kanë rekordin si klubi më i trofeshëm në Ligën e Kampionëve, ashtu si tekniku Carlo Ancelotti që ka fituar këtë trofe katër herë në karrierën e tij.

Italiani në një prononcim për media u pyet se çka do bëjë nëse e fitojnë Champions League-n, kurse përgjigjja e tij ishte befasuese.

“Nuk do të bëj asgjë speciale”, tha ai duke qeshur

/GazetaBlic Sport/