Carlo Ancelotti nuk mund të ishte më i drejtpërdrejtë: nëse Manchester City eliminohet nga UEFA Champions League , do të jetë një lajm i mirë.
Skuadra e Pep Guardiolës, e cila humbi 4-2 nga PSG të mërkurën , është në vendin e 25-të të renditjes, e para që nuk kalon në play-off, transmeton GazetaBlic Sport.
“ Eleminimi i Manchester City? Po, po, do të ishte mirë që City të eliminohej tani, sepse për mua ata janë një nga kandidatët për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve”, tha ai.
Në vendin e 16-të, Real Madridi do të kualifikohet në turin e fundit: “Nuk ka shumë për të bërë apo menduar. Ne duhet të mposhtim Brestin dhe të shohim se ku jemi në renditje”.
/GazetaBlic Sport/