Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve dhe thashethemet për një divorc midis Carlo Ancelotti dhe Los Blancos kanë ringjallur shpresat e Brazilit për të pasur trajnerin italianin.
Sipas ESPN Brazil, tre përfaqësues të federatës braziliane të futbollit ndodhen në Spanjë këto ditë dhe kanë rifilluar kontaktet si me Davide Ancelottin, djalin dhe bashkëpunëtorin e trajnerit, por dhe me Don Carlo.
Pika e kthesës erdhi falë refuzimit të Neymar për të pranuar emrin e Jorge Jesus, duke qenë se sulmuesi i Santos ka ende ndikim të madh te numri 1 të federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues. Nga ana tjetër, Ancelotti vlerësohet si nga ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ashtu edhe nga Vinicius dhe Rodrigo, të cilët po i trajnon në Madrid.
ESPN Brazil shton se, pas negociatave të dështuara në vitin 2023, këtë herë sinjalet që vijnë nga trajneri italian janë pozitive dhe martesa është gati të ndodhë. Në krahun tjetër, Reali tashmë ka zgjedhur Xabi Alonson nga Bayer Leverkusen.