Sporti

Carlo Ancelotti flet pas humbjes nga Sheriff Tiraspol: Jam i trishtuar!

09/29/2021 08:27
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është mposhtur nga Sheriff Tiraspol me rezultat 1-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Jakhshibaev në minutën e 25-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Madrid barazoi rezultatin në minutën e 65-të. Golin e fitores për Sheriff e shënoi Thill në minutën e 90-të.

Por Carlo Ancelotti nuk e ka bërë dramë, duke ia vënë fajin fatit të keq. Sipas tij, ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë dhe se moldavët thjesht kishin qenë me fat.

“Jam pak i trishtuar pasi nuk e merituam të humbnim, disa herë mund të thuash që ekipi ka luajtur keq dhe e meriton. Mundohem të jem objektiv në vlerësimin e ndeshjes dhe mund të them se kemi patur fat të keq. Detajet e vogla na kanë kushtuar ndeshjen. Një kundërsulm dhe një harkim ku nuk ishim të përgatitur, një rivënie anësore ku ekipi mund të rreshtohej më mirë. Ushtruam presion, gjuajtëm në portë. Shpesh ka fat të keq në ndeshje, ashtu siç ka fat të mirë”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/