Sporti

Carlo Ancelotti flet para ndeshjes me Barcelonën, tergon se me çfarë skeme do të luajë në këtë takim

10/22/2021 09:31
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si ‘klasikja’ më e mirë në botë.

“El Clasico” zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe tashmë kanë filluar edhe deklratat nga të dyja kampet para ndeshjes.

Carlo Ancelotti, trajneri i i Real Madrid, e ka cilësuar këtë ndeshje si të vështirë dhe ka treguar se do të luajë me skemën 4-3-3.

“Ne do të luajmë me formacionin 4-3-3 ndaj Barcelonës, nuk do të ketë eksperimente pasi luajmë kundër një ekipe që ka shumë kualitet, do të jetë ndeshje e vështirë”.

“Kur përballen këto dy ekipe është gjithmonë ndeshje e veçantë, kjo përballje është e rëndësishme për fansat, nuk është si ndeshjet tjera, më pëlqen të përgatitet për të me qetësinë dhe fokusin maksimal”.

“Më ka bërë përshtypje përkushtimi i futbollistëve. E shoh çdo ditë në stërvitje. Skuadra është e fokusuar. Ne nuk kemi pasur momente fantastike, por lojtarët janë të motivuar dhe tregojnë fokus të madh për të stërvitur çdo ditë”.

“Ne jemi mirë dhe lojtarët janë rikthyer në formë të mirë pas ndeshjes kundër Shakhtarit. Mendoj se Carvajal dhe Hazard do të kthehen. Kemi kohë për t’u përgatitur si fizikisht ashtu edhe taktikisht. Lojtarët e dinë se çfarë do të thotë të luash në El Classico”, përfundoi Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/