Sporti

Carlo Ancelotti e pranon: “Modric dhe Kroos nuk na japin energji në lojë si Rodrygo dhe Camavinga”

08/29/2022 09:14
nga:L J

Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes së fundit të Real Madridit. Skuadra e tij fitoi 3:1 dhe një ndryshim të rëndësishëm bëri Rodrygo, i cili asistoi në golin e Karim Benzema.

Real Madrid pati probleme me Espanyolin, i cili ndaloi me sukses “Mbretërit” deri në minutën e 88-të. Më pas Karim Benzema u ‘zgjua’ dhe i dha sërish epërsinë skuadrës së tij. Francezi shënoi edhe njëherë në minutën e 100-të të ndeshjes.

Ndryshimet nga Carlo Ancelotti patën ndikim në rezultatin përfundimtar. Në minutën e 58-të ai futi në lojë Luka Modricin dhe Federico Valverde. Më vonë këtij grupi iu bashkua Toni Kroos.

“Kur luaj me Rodrygo dhe Camavinga, mund të mos kem shumë posedim të topit, por kur luaj me Kroos dhe Modric nuk e kam atë energji”, tha ai për COPE.

“Ndonjëherë zgjedhjet janë si bixhozi. Këtë herë fitova. Dinamika, energjia e këtij grupi është shumë e mirë. Duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi Ancelotti.

/GazetaBlic Sport