Cardi B ka folur rreth shëndetit mendor si dhe për kritikat dhe largimin nga syri i publikut gjatë vitit të kaluar.
Reperja është shprehur se ndihej sikur e kishte humbur veten dhe tha se kishte frikë të bënte gjithçka.
“Kisha frikë të dilja në publik, të postoja fotorgafi, kisha frikë të shkoja në klube të natës, pastaj të nesërmen të shihja njerëzit, çfarë do të thoshin për mua dhe gjithçka. Thjesht kisha frikë të bëja gjithçka”, u shpreh ajo.
Cardi B gjithashtu deklaroi se nuk ka bërë kurrë pushim nga interneti, që kur u shfaq si një yll i mediave sociale përpara se karriera e saj rep të niste në vitin 2015.