Mbrëmjen e djeshme është mbajtur koncerti i Capital T “Time Capsule” në Prishtinë.
Në mbështetje të reperit kanë performuar shumë kolegë të tij, si dhe e kanë mbështetur nga publiku personat e tij të zemrës, përfshirë këtu nënën e tij.
“Edhe sonte ia kemi dalë nënë,” ka thënë artisti teksa ka qënë në skenë. “Të dua,” përfundon ai në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Dhe kaq është dashur që të pranishmit të koncert të brohorasin, duke dhënë një duartrokitje të fortë për nënën e artistit, e cila me siguri është ndjerë më krenare se kurrë më parë.