Sporti

Capello zbulon ekipet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

08/29/2024 17:05
nga:Mergim Rreci

Fabio Capello mendon se Interi, Arsenali dhe Manchester City do të jenë kundërshtarët më të rrezikshëm të Real Madridit në Champions.

Capello parashikoi sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish trajneri italian beson se Real Madridi është favorit për të fituar kompeticionin, “por kundërshtarët janë të gatshëm ta luftojnë atë”. Capello emëroi tre skuadra specifike që do të sfidojnë Real Madridin për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

“Para së gjithash, Manchester City. Ka zëra se Pep Guardiola mund të largohet në fund të sezonit, kështu që kjo do ta bëjë skuadrën edhe më të ashpër dhe të vendosur sepse Guardiola do të dëshirojë të lërë kujtime të shkëlqyera. Mendoj që dy skuadra tjera favorite janë Inter dhe Arsenal”, tha Capello.

/GazetaBlic Sport/