Euro2024

Capello: Ricardo Calafiori si Sergio Ramos

06/17/2024 11:47
nga:E K

Trajneri legjendar italian Fabio Capello bëri një krahasim interesant kur foli për mbrojtësin italian, Ricardo Calafiori.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport pas fitores 2-1 të kampionëve të Evropës ndaj Shqipërisë në një ndeshje të Grupit B në Euro 2024, ai tha: “Bastoni dhe Calafiori bënë mirë kundër Shqipërisë, edhe falë punës në mesfushë dhe Barella-s së shkëlqyer. Të dy qendërmbrojtësit së bashku shtojnë vlerën sepse janë të guximshëm dhe luajnë vertikalisht kur munden”.

Capello shkoi më tej kur pretendoi se Ricardo Calafiori i kujtoi Sergio Ramos, me të cilin specialisti punonte në Real Madrid: “Calafiori më kujton të riun Sergio Ramos, të cilin e kam trajnuar te Madridi në sezonin 2006/2007. Edhe Sergio kaloi nga mbrojtësi i krahut në qendërmbrojtës”.

Për ndeshjen e ardhshme mes Spanjës dhe Italisë, Capello u shpreh kategorik: “Testi i radhës quhet Morata, i cili shënoi në minutat e para kundër Kroacisë. Alvaro është i shpejtë, luan mirë me ekipin dhe mbi të gjitha shënon. Spanja do të jetë një test i mirë. për Italinë, veçanërisht mbrojtjen e Spallettit, e cila do të ketë nevojë për më shumë vëmendje”.