Fabio Capello ndan mendimet e tij për eliminimin katastrofik të Italisë në Kupën e Botës dhe beson se Azzurri duhet të ndjekë modelin gjerman dhe jo atë spanjoll.
Italia ka munguar në Kupën e Botës të dytë radhazi për herë të parë në histori pas humbjes së turpshme 1-0 kundër Maqedonisë së Veriut në “Renzo Barbera”, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjithçka ndodhi vetëm nëntë muaj pas triumfit të tyre në Euro 2020, gjë që nuk e bën rezultatin e mbrëmshëm më pak të dhimbshëm.
“Futbolli italian ka imituar Guardiolën për 15 vjet”, tha Capello për Sky Sport Italia.
“Nuk kishte pasime vertikale apo forcë fizike, nuk ka zakon për të bërë sfida. Nga ana tjetër, ne duhet të ndjekim stilin e lojës së Jurgen Klopp”, vazhdoi ai.
“Të vetmit që e bëjnë këtë në Itali janë Atalanta dhe shikoni rezultatet e tyre. Vincenzo Italiano po provon diçka të ngjashme, njëlloj si Alexander Blessin te Genoa që ofron edhe diçka më shumë se Klopp. Mënyra gjermane është modeli që duhet ndjekur, ne nuk kemi teknikën për të parë atë spanjolle.
“Ka një ritëm të lartë në garat evropiane dhe ne nuk jemi mësuar me të”, përfundoi ish-trajneri.
/GazetaBlic Sport/


