Kupa e Botës 2022

Capello: Messi ishte në nivelin e Maradonës edhe pa e fituar Kupën e Botës

12/24/2022 19:34
nga:Mergim Rreci

Fabio Capello kundërshton ata që argumentojnë se Lionel Messi është vetëm në nivelin e Diego Armando Maradona pasi fitoi Kupën e Botës.

Trajneri argumenton se golashënuesi argjentinas ishte tashmë në të njëjtin nivel me bashkëkombasin e tij përpara këtij kompeticioni, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për mua, Messi ishte tashmë në nivelin e Maradonës para Kupës së Botës. Pele, Messi dhe Maradona bënë gjëra që të tjerët as që mund t’i imagjinonin”, tha trajneri në një prononcim për Corriere della Sera.

Emri i Carlo Ancelottit është sugjeruar si një mundësi për të pasuar Tite në krye të Brazilit: “Mendoj se do të ishte e pabesueshme, por nuk besoj se do të ndodhë”.

Për gjestin e argjentinasit Dibu Martinez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve: “Ishte budallallëk”.

/GazetaBlic Sport/