Një figurë e pashmangshme në futbollin italian, Fabio Capello ka analizuar për gazetën Corriere dello Sport shortin e Ligës së Kampionëve.
Shorti i vendosi ndaj njëra-tjetrës dy skuadrat italiane, Napolin dhe Milanin, kurse Interi do të ballafaqohet me Benfican,
“Mendoj se tre skuadrat italiane ishin me fat në short. Për Interin mund të ishte shumë më keq”, tha ish-reprezentuesi italian përpara se të projektonte një fitues në ndeshjen mes Napolit dhe Milanit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Napoli mendoj se kalon tutje. Por kujdes: gjithçka do të varet nga forma e Rafael Leão dhe Theo Hernández. Ata janë dy lojtarë që mund të çekuilibrojnë dhe prishin çdo parashikim”, përfundoi ai.


