Sporti

Capello këshillon Piolin: Ndryshoje formacionin për ndeshjen ndaj Napolit, Leao mund të bëjë diferencën

03/31/2023 21:58
nga:Mergim Rreci

Fabio Capello deklaroi se Milani duhet të braktisë formacionin e tre qendërmbrojtësve dhe të kthehet në formacionin 4-2-3-1, aq të suksesshëm në të kaluarën, për ndeshjen kundër Napolit.

Kjo situatë do të nënkuptonte një ndryshim pozicioni për Rafael Leao, përcjell GazetaBlic Sport.

“Çelësi që Milani të kishte kontrollin e krahut të majtë ishte të kishte Theo Hernandez dhe Rafael Leao në atë anë. Unë shoh Theo duke luajtur për Francën dhe ai bën diferencën. Ndërsa nëse Rafael Leao ka hapësirë ​​për të luajtur me topin në këmbët e tij mund të bëjë diferencën në sulm. Milani do të duhet të jetë shumë i kujdesshëm me mesfushën e Napolit dhe Davide Calabria duhet të ndihmojë për të bllokuar Kvicha Kvaratskhelia”, ka thënë trajneri në një deklaratë për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/