Trajneri italian, Fabio Capello ka sygjeruar se Carlo Ancelotti duhet të largohet nga Real Madrid dhe të pranojë ofertën e Brazilit.
Sipas tij, Ancelotti duhet të pranojë ofertën e Brazilit dhe të tentojë të fitojë Kupën e Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ancelotti duhet të pranojë ofertën e Brazilit. Është një humbje shumë e rëndë për Real Madridin. Tani ndoshta ai mund të mendojë për këtë ofertë nga Brazili.
Ndoshta duhet ta keni parasysh sepse sot ka ekipe më të forta. Nëse do të përfundojë me një sukses si Kupa e Botës, ky është shansi i tij”, tha Capello.
/GazetaBlic Sport/


