Sporti

Capello: Inter favorit, por Milani ka fantazi!

04/22/2023 19:39
nga:E K

Ky sezon, edhe pse ende nuk është mbyllur mund të konsiderohet i suksesshëm për skuadrat italiane të cilat kanë mbërritur larg në kompeticionet europiane.

Inter, Milan janë në gjysmëfinalet e Champions League ndërsa në Europa League Roma dhe Juventus po ashtu janë në gjysmëfinale, pa harruar Fiorentinën në Conference League.

Së fundmi, një legjendë e trajningut italian si Fabio Capello shprehet se shpreson te një finale Roma-Juventus në Europa League ndërsa flet edhe për përballjen Milan-Inter në Champions.

“Jam surprizuar këtë sezon sepse të shkosh me pesë skuadra në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane nuk është pak. Jam surprizuar sidomos edhe nga dy skuadrat milaneze, Milan dhe Inter kanë bërë gjëra të mëdha. Kuqezinjtë janë ata që kishin më pak shanse në fillim dhe mendoja se do të vuanin më shumë, sidomos ndaj Tottenham.

Por, ishin të zotët ashtu si Inter që eliminoi Barcelonën dhe Benfican. Favoriti në Champions mes Milan dhe Inter? Mendoj më shumë Inter pasi kam parasysh organikën dhe eksperiencën e zikaltërve, por Milan ka më shumë fantazi. Leao është i papërmbajtshëm në duelet një kundër një. Nga ana tjetër do të preferojë shumë një finale Roma-Juventus në Europa League”, u shpreh Capello