Sporti

Capello flet para derbit Milan-Napoli

09/27/2025 16:06
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka folur para derbit Milan-Napoli.

Dy klubet e mëdha italiane, do të ndeshen nesër në derbin e kësaj fundjavë në Serie A.

“Do të jem në stadium per Milan-Napoli. Jam kurioz të shoh nëse Napoli mund ta mbajë ritmin kuqezi, gjë që nuk ka ndodhur gjithmonë në këto ndeshjet që kam parë të ekipit te Conte-s me ekipe të tjera. Kjo gjithashtu sepse Milani duket se është në formë të mirë fizike dhe atletike sipas meje”, ka thënë Capello.

Aktualisht, kampioni në fuqi i Italisë, Napoli kryeson elitën e futbollit italiane me 12 pikë të tubuara, tri më shumë së Milani që zë vendin e tretë.