Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij për Al Nassr në ndeshjen e ligës kundër Al Ettifaq të dielën e ardhshme. Portugezi humbi dy ndeshjet e para për klubin e tij për shkak të pezullimit të tij nga Manchester United, por do të luajë javën e ardhshme.
Ronaldo, i cili muajin e ardhshëm do të mbushë 38 vjeç, vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, për këtë arsye u kritikua nga shumë fansa dhe analistë, të cilët e konsiderojnë si një fund të trishtë të një karriere të madhe. Eric Cantona iu bashkua kritikave dhe i tha Ronaldos se nuk është më i ri, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka dy lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Ata që duan të luajnë çdo lojë sepse mendojnë se janë 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë se nuk janë më 25 vjeç dhe janë atje për të ndihmuar të rinjtë. Ata e dinë që nuk do të luajnë çdo lojë, nuk u intereson, por do të ndihmojnë lojtarët. Ata janë njerëz të mirë”, tha Cantona dhe vazhdoi:
“Unë dola në pension në moshën 30 vjeç dhe nuk e di se si do të isha, dhe tani është dikush që dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç dhe mendon se duhet të luajë. Giggs dhe Maldini ndihmuan lojtarët e rinj në fund të karrierës së tyre pa asnjë egocentrizëm, dhe sot po e bën dhe Ibrahimovic. Ronaldo nuk e kupton që tashmë është 38 vjeç dhe se duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk do të luajë çdo ndeshje, e të mos zemërohet për këtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


