Sporti

Cannavaro merr drejtimin e Udineses

04/22/2024 17:08
nga:E K

Fabio Cannavaro është emëruar trajner i Udineses.

Italiani do të jetë në krye të skuadrës italiane për së paku deri në fund të këtij sezoni.

Misioni i skuadrës nga Udine është mbijetesa në Serie A.

Cannavaro te Udinese do të zëvendësojë të shkarkuarin, Gabriele Cioffin.

Për ish-mbrojtësin do të jetë kjo aventura e dytë si trajner në futbollin italian, por e para në elitën e futbollit të Italisë.

50-vjeçari së fundi ishte ndihmës-trajner te Al-Ahli.

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Kombëtaren e Kinës, Beneventon, Al-Nassr, GZ Evergrande dhe TJ Quanjian.