Sporti

Cannavaro: Do ​​të punoja tek Napoli pa rrogë

03/28/2024 09:06
nga:Lorik J

Fabio Cannavaro ka pranuar se do ta kishte marrë “falas” punën në Napoli pasi është ëndrra e tij, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë punë.

Ish-mbrojtësi i Napolit, Parma, Juventus, Inter dhe Real Madrid ka udhëtuar shumë, por mbetet përgjithmonë i lidhur me vendlindjen e tij dhe klubin që e përfaqëson atë.

Kur ai u pa i ulur pranë De Laurentiis në tribunë gjatë Napoli-Empoli, ndeshjen e fundit përpara se Rudi Garcia të shkarkohej për t’i hapur rrugë Walter Mazzarrit, shumë menduan se ai do të ishte trajneri i ardhshëm i ‘Partenopei’.

“Do ta trajnoja Napolin falas, kjo është ëndrra e çdo trajneri”, tha Fabio Cannavaro.

I pyetur për opsionet e tij për punën e trajnerit në Napoli, De Laurentiis tha se kishte një listë të ngushtë prej 50 emrash, por që Cannavaro nuk ishte në të.

“Nuk mendoj se mungesa e përvojës është arsyeja pse nuk isha në atë listë. Shumë njerëz nuk e respektojnë përvojën që kam fituar në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të punoj. U ktheva në Itali dy vite më parë dhe vazhdoj të studioj sepse trajneri është ajo që dua të bëj”, ka komentuar Cannavaro.

/GazetaBlic Sport