Ish-ylli i Interit, Lazios, Sampdorias dhe Italisë, Antonio Candreva ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 38-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur ai përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“I dashur futboll, sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, ka ardhur koha të them lamtumirë këtu, në tempullin e futbollit.
“Udhëtimi im me ju filloi këtu 30 vjet më parë, i mbushur me gëzim dhe dhimbje, sakrifica dhe fitore, dhe sigurisht, kaq shumë emocione.
“Unë e kam jetuar ëndrrën time, pasionin tim, nuk e shoh këtë si një lamtumirë, por vetëm një pikënisje e re, futboll, shihemi së shpejti”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


