Barcelona pati një natë të keqe në Ligën e Kampionëve, duke humbur 0-1 nga Shakhtar Donetsk, por ajo që është edhe më e keqe është se ata kishin vetëm një goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes.
Joao Cancelo foli për kanalin TNT Sports Brasil për atë që shkoi keq: “Kjo nuk ishte e vetmja gjë që dështoi, ishte pak nga gjithçka. Ne nuk luajtëm një lojë të mirë, kundër Real Sociedad nuk bëm paraqitje – morëm 3 pikët, por nuk ishte e merituar. Sot ishte një humbje, mendoj se Shakhtar e meritonte të fitonte. Kemi një grup fantastik, për fat, dhe patjetër do të mund ta kalojmë këtë fazë”.
Pse gjërat nuk kanë funksionuar: “Mendoj… nuk mund ta shpjegoj sepse i shoh të gjithë shokët e mi të skuadrës duke u stërvitur mirë, të gjithë janë profesionistë të mëdhenj, ne kemi një grup fantastik, ndihem si në shtëpinë time, nuk mund ta shpjegoj atë. Por kjo skuadër do ta kalojë këtë fazë të keqe”.
/GazetaBlic Sport


