Sporti

Cancelo fiton çmimin e golit më të mirë të muajit në La Liga

10/18/2023 22:23
nga:Lorik J

Golin më të mirë në Ligën Spanjolle në shtator e shënoi Joao Cancelo, kundër Betisit, në atë që ishte goli i parë i portugezit për Barcelonën.

Fillimi i sezonit të mbrojtësit të krahut po i bën njerëzit të flasin, pasi ai ka pasur disa paraqitje të mira.

Cancelo, i cili është i huazuar nga Manchester City deri në fund të vitit, tashmë ka shënuar dy gola dhe një asistim në tetë ndeshjet e tij të para me fanellën e Blaugranas.

Goli i tij ndaj Betisit, u zgjedh nga La Liga si më i miri i muajit.

“Është hera e parë që fitoj një trofe për golin më të mirë të muajit”, ka thënë mbrojtësi i krahut, duke theksuar se nuk shënon shumë gola.

Ja pamjet: