Fabio Cannavaro u tall me Didier Drogba gjatë ceremonisë së Topit të Artë: “Ishte e vështirë të luaja kundër tij, por për mua ishte e lehtë sepse isha më i shpejtë”.
Ish-mbrojtësi është lojtari i fundit italian që ka fituar Topin e Artë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për mua, ishte një moment i jashtëzakonshëm, si mbrojtës, nuk ishte e lehtë të fitoja trofeun. Kujtimi është i pabesueshëm”, tha 48-vjeçari.
Cannavaro mori pjesë në ceremoni dhe i dha yllit të Barcelonës, Pedri, çmimin për futbollistin e ri më të mirë në botë.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Drogba, ishte një nga prezantuesit e ceremonisë dhe iu desh pak kohë për të bërë shaka me legjendën italiane.
Kur u pyet se si ishte të përballesh me Drogba-n, Cannavaro u përgjigj me një buzëqeshje në fytyrë: “Ishte kaq e vështirë të luash kundër tij. Ai ishte i fortë, por për mua ishte e lehtë sepse isha gjithmonë përballë tij. Unë isha më i shpejtë se ai.”
? Best young footballer in the world!
? Congratulations, PEDR1!? @PEDRI #Ballondor #KopaTrophy pic.twitter.com/P53rSm3Fvi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 29, 2021


