Lajme

Çanak ngreh alarmin për rrezikun në Ballkan: Serbët po armatosen përmes KOS-it

11/25/2023 13:08
nga:Y I

Nenad Çanak ka pohuar se serbët në Kosovë po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Ish-politikani i Serbisë ka përmendur Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete ku po hyn armatimi i prodhuar në shtetin serb.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi ai në platformën X.