Analistit politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se Albin Kurti me veprimet e tij e ka dëshiren që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.
Sipas tij, Vetëvendosja po e shtynë qëllimisht vendin drejt zgjedhjeve të reja, pasi janë të pakënaqur me rezultatin aktual dhe nuk po arrijnë të ndajnë pushtetin
”Albin Kurti dhe VV-ja me gjasë po e ka dëshiren të na qoj në zgjedhje, është e pa kënaqur me numrin e votave, po e ka të vështirë ta ndaj ”kulaqin” e qeverisë. Si duket nga ajo qe e dëgjuam nga Minsitrja e Jashtme dhe disa mesazheve që u publikuan këta i kanë disa vota edhe nga Lista Serbe, askush nuk t’i jep numrat fal”, tha Canaj.


