Analisti politik, Blerim Canaj ka komentuar deklaratën e kreyministrit të Shqipërisë Edi Ramës që e bëri sot në takimin e parë të Bordit të Paqes. Rama atje kërkoi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka përmenduar prokurorin Jack Smith.
Për këtë Canaj tha se nuk e sheh si spektakolar qëndrimin e Ramës, duke theksuar përvojën e tij të gjatë në politikë.
“Unë nuk e pash si spektakolar qëndrimin e Edi Ramës. Rama është një person me përvojë të konsiderueshme në politikë, një person që e ‘merr erë’ politikën e jashtme. Jam i sigurt se ai e di se ku dhe kur cilat tema duhet hapur. Mendoj që ai bëri mirë që e hapi këtë temë”, tha Canaj./RTV21


