Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jenë parti nacionale.
“PDK dhe LDK është marre me garu se cila po e zë vendin e dytë ato janë parti që duhet me garu për vendin e parë, ato janë parti të marume për pushtet të dyjat”, tha ai.
Ai tutje tha se i vetmi subjekt politik i cili nuk e ka pasur interesimin për ta bërë parlamentin e as qeverinë është Lëvizja Vetëvendosje.
Ai vlerësoi se LDK-së i bëri ofertë për koalicion vetëm për publik, derisa tha se edhe Nisma ishte e gatshme ta nxirrte atë nga situata.
“Edhe po ju garantoj që pas zgjedhjeve i vetmi subjekt që s’ka me pasur prapë interesim me ndërtu qeverinë është Vetëvendosje”, tha ai.


