Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, lidhur me ish-opozitën tha se nëse do ta kishin seriozisht do ta rrëzonin Albin Kurtin.
Canaj ndër të tjera tha se ish-opozitës nuk i intereson se a fiton Kurti apo jo.
”Problemi është se betejat i kanë mes vete, nuk është duke i interesuar a po fiton Albin Kurti apo jo, por unë të dal më mirë. Këta janë duke luftuar për t’u bërë deputetë. E kishin rrëzuar Albin Kurtin, por nuk e kanë seriozisht”, u shpreh analisti.


