Lajme

Canaj: Nuk mund t’i ikim dialogut

06/10/2025 22:32
nga:Genita C

Analisti politik Blerim Canaj, komentoi takimin e sotëm në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit të ri për dialogun, Peter Sorensen.

Sipas tij, pavarësisht premtimeve të Vetëvendosjes dialogu doli të ”jetë prioritet i të gjitha prioriteteve”.

“Pamë një takim me zero rezultat, thjesht një mesazh se u takuam dhe do të vazhdojmë të takohemi,” tha Canaj.

Ai shtoi se ky takim i dërgon një mesazh të qartë Kosovës: dialogut nuk mund t’i iket./21Media